Delegacioni i Këshillit Koordinues të Diasporës, i kryesuar nga kryetari Mark Gjonaj dhe biznesmeni i mirënjohur Lazim Destani, kanë realizuar një vizitë të rëndësishme në Komunën e Tetovës.
Këshilli ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, delegacioni zhvilloi një takim konstruktiv me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami.
Ky takim shënoi një moment të veçantë bashkëpunimi, ku u diskutua për mundësitë e angazhimit të diasporës në projekte zhvillimore dhe forcimin e lidhjeve midis Tetovës dhe bashkëkombësve tanë jashtë vendit.
“Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin midis diasporës shqiptare dhe Komunës së Tetovës. Qëllimi kryesor ishte fuqizimi i lidhjeve tona dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që sjellin zhvillim dhe përfitime për qytetarët”.
“Kryetari Gjonaj dhe Destani theksuan rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në mbështetjen e iniciativave që përmirësojnë mirëqenien e komunitetit. Nga ana tjetër, kryetari Kasami shprehu mirënjohje dhe gatishmëri për të intensifikuar bashkëpunimin në të ardhmen”, thuhet nw njoftim.
“Diaspora është një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë, dhe për mes bashkëpunimit të vazhdueshëm, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Tetovën dhe gjithë rajonin. Këto takime janë një hap tjetër drejt përfshirjes më të madhe të diasporës në proceset zhvillimore të komunës sonë“ ushpreh Destani.
I pari i Komunës së Tetovës Kasami tha se “Është nder i madh të mirë presim përfaqësuesit e diasporës sonë. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm përzhvillimin tonë shoqëror dhe ekonomik. Së bashku, mund të bëjmë më shumë për Tetovën!”
Poashtu , Delegacioni i Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), i përfaqësuar nga kryetari Mark Gjonaj dhe anëtari i shquar Lazim Destani, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës. Ky event solemn shënoi një moment të rëndësishëm për arsimin dhe kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e tyre përshëndetëse, përfaqësuesit e KKD-së theksuan rëndësinë historike dhe rolin që Universiteti i Tetovës ka luajtur në avancimin e arsimit të lartë dhe forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Lazim Destani, si një mbështetës i kahershëm i arsimit dhe i këtij universiteti, përgëzoi udhëheqësit e institucionit për arritjet gjatë këtyre tri dekadave.
Gjonaj vlerësoi kontributin e diasporës në përkrahjen e institucioneve arsimore dhe përmendi nevojën për të vazhduar këtë bashkëpunim të ndërsjellë për të mbështetur brezat e rinj. Ai theksoi se Universiteti i Tetovës mbetet një shembull frymëzues i përkushtimit dhe sakrificës për të siguruar arsim cilësor për të gjithë.
Kjo pjesëmarrje simbolizon angazhimin e diasporës shqiptare për të mbështetur dhe promovuar arsimin dhe zhvillimin shoqëror në vendlindje.