Policia e Kumanovës ka kontrolluar një objekt shitës në lagjen Karposh dhe ka gjetur 5500 copë lëndë piroteknike.
“Dje në ora 17:10, zyrtarët policorë të SVR Kumanovë kanë privuar nga liria S.S.(54) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në objektin e tij shitës në lagjen Karposh në Kumanovë dhe gjatë kontrollit në depon e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur rreth 5.500 copë mjete piroteknike”.
“S.S. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga Policia.