Gazetari Furkan Saliu, në një status në Facebook, thotë se data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është caktuar.
“Hiç mos e keni dert, rrini të qetë, VLEN!
Mirë është. Prapa xhamave të zinj dhe dyerve të zyrave nuk shihet asgjë.
Por ajo fjalia “Qengji i butë dy nëna i thith” nuk vlen në politikë.
Po vjen dita kur do të duhet të përballeni me punën tuaj dhe me popullin tuaj.
Data u caktua, e tani le të fitojë më i miri!” ka shkruar Saliu.
