Në Universitetin e Tetovës është shpalosur mozaiku kushtuar figurës historike të themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani. Kjo vepër është përgatitur nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës dhe është shpalosur në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës. Drejtuesit e UT-së vlerësuan se kjo vepër artistike e përjetëson kontributin e Rektorit të parë të Universitetit, për arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe mbetet orientim për të tashmen dhe të ardhmen e studentëve dhe të inteligjencës së vendit tonë e më gjerë.
Vepra e realizuar është në formën e një polyptihu (mozaiku), me një pëlhurë në qendër të kompozimit dhe 30 piktura të lidhura si mozaik. Në qendër të kompozicionit është figura e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës me qëndrimin e tij të njohur, me duar hapur me laps dhe fletore. Portreti i tij paraqitet në personazhin e studiuesit, i butë me krenarinë dhe vizionin që depërton në shpirtrat tanë njerëzorë e të qytetëruar, ndërsa veshja e tij është stoike, ashtu siç ishte paraqitja e tij dinjitoze.
Në sfondin e kompozimit është godina madhështore e UT-së, ndërsa në anë të kompozicionit qendror janë piktura me motive nga 30 libra, të cilët simbolizojnë 30 vjetët e Universitetit të Tetovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Izet Mexhiti në lagjen Teneqe Mahallë: Politika e vërtetë bëhet në terren, me njerëzit
- Adnan Azizi e pranon: I kërkova falje Mickovskit (VIDEO)
- “Adnan Azizi nga frika prej Mickovskit, SHQIPNONJËN e bën si SORË (VIDEO)”
- Arkitekti Michel Rojkind dhe Bujar Osmani e prezantuan “Vizionin Çair 2040”, zgjidhje për kaosin urbanistik
- Reagim i BDI-së ndaj shpifjeve dhe akuzave të Izet Mexhitit
- Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian
- Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit
- Filipçe: Pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë situata po del jashtë kontrollit
- Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani
- Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor