Një tërmet i fuqishëm godet Rusinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm një zonë në Oqeanin Paqësor pranë Kamchatka, njoftoi shërbimi lokal sizmologjik në Kamçatka.

“Epiqendra e tërmetit ishte në Gjirin e Kroçnotit, 164 kilometra në lindje të fshatit Miljkovo në rrethin komunal Miljkovo, në një thellësi prej 123 kilometrash”, thuhet në njoftimin e një sizmologu, raporton Interfax.

Tërmete me magnitudë deri në dy ballë u ndjenë në zona të caktuara të rretheve të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky dhe Viljučina.

Nuk ka të lënduar dhe nuk ka rrezik për cunami.