Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tani po konsideron të emërojë Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar special për Iranin.
“Ai është padyshim në garë,” tha një person i njohur për Reuters.
Asnjë vendim përfundimtar as për personelin, as për strategjinë për Iranin nuk është zyrtarizuar ende nga Trump, duke përfshirë nëse do të vendosen sanksione të reja ndaj vendit, ndiqet diplomacia ose të dyja në mënyrë që të ndalojë programin e tyre bërthamor.
As ekipi i Trump dhe as Grenell nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Planet e Trump për këtë rol nuk janë raportuar më parë.
Por konsiderimi i tij për një aleat kyç për një emërim të tillë i dërgon një sinjal rajonit se presidenti i ri i SHBA mund të jetë i hapur për bisedime me një vend i cili e ka kërcënuar Trumpin më parë dhe Korpusi elitar i Gardës Revolucionare Islamike madje ka kërkuar ta vrasë atë, sipas Qeverisë së SHBA-së. Irani e ka mohuar pretendimin.
Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, në vitin 2020, Trump urdhëroi një sulm ajror të SHBA-së që vrau komandantin e lartë ushtarak të Iranit, Qassem Soleimani.
Trump në vitin 2018 refuzoi gjithashtu një marrëveshje bërthamore të arritur nga paraardhësi i tij Barack Obama në vitin 2015 dhe rivendosi sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj Iranit që paraprakisht ishin lehtësuar. Marrëveshja kishte kufizuar aftësinë e Iranit për të pasuruar uraniumin, një proces që mund të prodhojë materiale të zbërthyeshme për armët bërthamore.
Irani tani po përshpejton “në mënyrë dramatike” pasurimin e uraniumit që e arrin pastërtinë deri në 60%, afër nivelit 90% që është niveli i armëve, i tha Reuters javën e kaluar shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së. Irani thotë se programi i tij bërthamor shërben vetëm për qëllime paqësore.