Ambasadorët e shteteve kontribuese në KFOR takohen në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Berduani, ka pritur në Prishtinë ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 shtetet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR.

Sipas njoftimit të KFOR-it, diskutimi pati në fokus disa tema, përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të misionit të NATO-s në Kosovë, ashtu si edhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

Berduani ka theksuar përpjekjet e përbashkëta me aleatët në mënyrë që të kontribuojnë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe sigurinë rajonale.