Janevska: Optimizimi i rrjetit të shkollave çon në mësimdhënie me cilësore dhe kursim të mjeteve të cilat kthehen në arsim

Përfaqësues të 23 komunave, drejtorë të shkollave, prindër dhe palë të tjera të interesuar të përfshirë në procesin e optimizimit të rrjetit të shkollave fillore, sot në Gostivar, së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe përfaqësuesen e UNICEF-it Leslie Miller biseduan për aktivitetet e mëtejshme, pse optimizimi është i rëndësishëm dhe cilat kushte janë të domosdoshme për futjen e mësimdhënies me një ndërrim dhe gjithëditorë.
Shteti duhet të krijojë kushte për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe për socializimin e fëmijëve. Prandaj e bëjmë këtë proces të vështirë. Unë jam e sigurt se do të kemi sukses dhe zbatimi i saj do të jepë rezultate”, tha ministrja Janevska.
Ministrja shpjegoi se fëmijët të cilët mësojnë në shkollat në mjedise rurale me nga 5, 15, 18 nxënës, në paralele të kombinuara, duhet të zhvendosen në shkollat qendrore ose në shkollën më të afërt. Kështu më së shumti përfitojnë fëmijët socializohen, zhvillohet garë, kanë motiv për të mësuar më shumë.
Kur fëmijët kanë përfitim, gjithashtu përfiton edhe shteti. Ne nuk do të shpenzojmë mjete për mirëmbajtjen e shumë shkollave dhe ato mjete do të ridërgohen për mësi-min e fëmijëve. Pasi të kemi bërë optimizimin e rrjetit, do të vazhdojmë me projektin e mësimdhënies në një ndërrim dhe gjithëditor. Fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën do të punojnë me dy mësimdhënës dhe do të kryejnë të gjitha detyrat e tyre në shkollë, kur të shkojnë në shtëpi do të jenë të lirë. Nga klasa e 6-të në të 9-të dhe në gjimnaz do të shkojnë në shkollë vetëm në mëngjes, gjë që është shumë e natyrshme, atëherë nxënësit dhe mësuesit janë më efikasët”, tha ministrja, duke shtuar se procesi kërkon kohë, analiza dhe nuk mund të zbatohet shpejt, por është i domosdoshëm për arsim më cilësor.
Plani për optimizimin e rrjetit të shkollave tanimë është përgatitur nga 10 komuna. Procesi vazhdon tek 22 komuna.

Në debat u prezantua dokumenti i politikave për shkallën e shfrytëzimit të resurseve në dispozicion për arsim, ndërsa Janevska u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të angazhohen dhe të shfrytëzojnë një pjesë të mjeteve të cilat janë paraparë me huan hungareze për investime në shkolla.

Janevska: Optimizimi i rrjetit të shkollave çon në mësimdhënie me cilësore dhe kursim të mjeteve të cilat kthehen në arsim