G7 do të diskutojë për krizën në Siri

Një zyrtar amerikan thotë se presidenti Joe Biden dhe partnerët e tij të G7 do të diskutojnë për trazirat në Siri kur të mbajnë një takim virtual të planifikuar këtë të premte, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Siria do të jetë “ndër temat” në rendin e ditës gjatë takimit të G7, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara përbëjnë aleatët e G7, të cilët koordinojnë gjerësisht politikat diplomatike dhe ekonomike.

Takimi është thirrur ditë më parë, para rënies së al-Assad, sipas burimeve pranë kryeministrisë në Itali, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të grupit.

Takimi, i cili ishte planifikuar si një dorëzim zyrtar në Kanada pasi ajo merr presidencën në janar, do të trajtojë gjithashtu “kriza të tjera ndërkombëtare, nga Ukraina në Lindjen e Mesme”, tha burimi.