Tre vetura Ferrari, modelet Bentley e Rolls-Royce janë vetëm disa prej shenjave që tregojnë jetën luksoze të presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad.
Pak ditë pasi forcat rebele kapën Damaskun dhe ikjes së Assadit në Rusi, kanë nisur të qarkullojnë video online që shpërfaqin jetën luksoze që bënte familja e njeriut që udhëhoqi Sirinë për më shumë se dy dekada.
Pos parkingut përplot vetura luksoze, brenda rezidencës në Damaskun perëndimor pati edhe më shumë luks, shkruan CNN.
Aty, sipas pamjeve amatore, shihen sasi të mëdha ushqimi e madje duket se ka pasur edhe një menu të veçantë ushqimi për bashkëshorten e Assadit.
Një video tregon edhe një diskutim midis sirianëve që marrin gjësendet e Assadit për vete.
“A është kjo vjedhje?” pyet njëri, teksa tjetri i përgjigjet prerazi që “Jo”.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, pasuria e Assadit kalon një miliard dollarëshin.