Një tërmet prej 5.8 magnitudë godet Nevadan – lëkundjet janë ndier në të gjithë pjesën veriore të Kalifornisë (VIDEO)

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.8 magnitudë ka goditur pjesën lindore të Reno në qarkun Lyon, duke bërë që dridhjet të ndihen në tërë pjesën veriore të Kalifornisë.

Tërmeti kishte origjinën në Nevada dhe u ndie është përgjatë bregut lindor – duke shkaktuar një lloj paniku në këtë rajon.

“Ky tërmet ishte i moderuar në madhësi dhe për këtë është ndjerë në veri të Kalifornisë”, tha Jose Lara menaxher në Cal OES.

Pavarësisht se preku një zonë të gjerë, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale të shkaktuar.

Në Sacramento, reagimet ishin paksa të përziera, ku shumë kamarierë vërejtën se si dritat po lëviznin nëpër lokale.

Pamje të ndryshme amatore shfaqin reagimet e qytetarëve kur fillon tërmeti, madje edhe gazetarët nëpër studiot televizive i ndjenë lëkundjet gjatë transmetimit direkt.