Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë, rebelët urdhërojnë luftëtarët të tërhiqen nga qytetet

Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane.

Përmes një deklaratë televizive është njoftuar se al Bashir do të mbajë rolin deri më 1 mars 2025.

Mohamed al Bashir drejtoi qeverinë e shpëtimit të udhëhequr nga rebelët, përpara se ofensiva e rrufeshme të përfshinte edhe Damaskun.

Në anën tjetër, rebelët kanë urdhëruar luftëtarët të tërhiqen nga qytetet, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu urdhëruan vendosjen e njësive policore dhe forcave të sigurisë së brendshme të lidhura më Hayat Tahrir al-Sham.