Vuçiq: Nuk jam Asadi, nuk do të ikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ai nuk është Asadi dhe se nuk do të ikë askund

“Edhe nëse mendoni se unë jam Asadi, kështu që nuk do të ik diku – NUK JAM”, deklaroi Vuçiq mbrëmë vonë.

“Jam gjallë, gjithë jetën kam jetuar këtu në Serbi, i jam falënderues Serbisë sime, do të qëndroj këtu, ky është vendi im ku do të përfundoj. Do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej popullit serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, asnjëherë të huajve, asnjëherë atyre që duan ta mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë”, shkroi Vuçiqi në profilin e tij në Instagram.

Vuçiq paralajmëroi se Serbia është nën presion nga anët e ndryshme dhe se po mundohen ta rrëzojnë me të gjitha mjetet e mundshme hibride.