Çfarë la pas regjimi i Assad / Sirianët në kërkim të zhdukurve në burgjet nëntokësore, gjenden 40 të vdekur në spital nga torturat
Assadi ra, rebelët morën pushtetin dhe sirianët filluan të kërkojnë për të afërmit e tyre që i burgosi regjimi i Assad.
Gjatë viteve të diktaturës së Asadit, shumë banorë u zhdukën. Kushdo që nuk ishte dakord me regjimin përfundonte në burgje.
Por tashmë me rrëzimin e Assad të burgosurit më në fund po shohin dritën e diellit dhe ajo që është konstatuar janë dhuna barbare dhe torturat që ata kanë përjetuar në burgje.
Burgu famëkeq Saidnaya, në veri të Damaskut, ishte bërë sinonim i torturës dhe vrasjes, shkruan CNN.
Ndërsa në pallatet e Assadit u zbuluan pasuri marramendëse e familjes dhe jeta luksoze. Por burgjet nga ana tjetër konfirmuan tmerret që sirianët kanë njohur gjatë pesë dekadave të fundit.
Që prej vitit 1970, çdokush që perceptohej si kundërshtar zhdukej. Saidnaya ishte një nga burgjet më famëkeq, i njohur si “Thertorja” – ku 13,000 njerëz u varën midis viteve 2011 dhe 2015, sipas Amnesty International.
Pas kapjes së Damaskut dhe rrëzimit të Assadit nga rebelët të dielën, u shfaqën imazhet e para të të burgosurve të liruar të Saidnaya.
Siç vë në dukje CNN, që atëherë shumë sirianë kanë nxituar në rrjetet sociale për të kërkuar njerëzit e tyre që janë zhdukur prej vitesh, ndërsa disa dje kanë arritur të futen në burg.
Rreth 3,000 të burgosur u liruan që prej ditës që u rrezua Assad, sipas burimeve siriane të cituara nga CNN.
Disa nga të liruarit tashmë janë ribashkuar me familjet e tyre. Suhail Hamaei, 61 vjeç, kaloi më shumë se tre dekada i burgosur në burgje të ndryshme siriane dhe më në fund u kthye në shtëpi në fshatin verior libanez të Cheka të hënën.
Megjithatë, kthimi në shtëpi e bëri ish të burgosurin të kuptonte se sa vite kishte humbur.
“Kam nipër e mbesa, por kurrë nuk e kam ndjerë moshën time derisa vajza e djalit më quajti ‘gjysh’”, tha Hamawi. “Ajo ishte kur kuptova se çfarë më mungonte.”
Mediat e huaja raportojnë se në një spital të Damaskut janë gjetur 40 persona të vdekur, që dyshohet se janë dërguar në spital si pasojë e torturave që kanë pësuar në burgjet gjatë regjimit të Assad.