Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka akuzuar pushtetin se po i përdorin veturat e shtetit sikur të ishin private.
Gjini ka thënë se është në dijeni se qindra vetura të shtetit po keqpërdoren nga zyrtarët e shtetit.
“Janë qindra vetura të shtetit që janë të regjistrume me 01 që do të thotë këshilltarët politikë, zyrtarët administrative të lartë po i përdorin veturat zyrtare sikurse private”, ka thënë Gjini.
Madje, Gjini ka theksuar se ka zyrtarë të shtetit që po shkojnë edhe në deti me vetura zyrtare, ndërsa atyre ua kanë ndërruar tabelat në 01, në mënyrë që të mos evidentohen.
“Xhipat e zi, po shkojnë në det me vetura. Këta jo vetëm që i përdorin por edhe mashtrojnë për shkak se nuk po i qesin me 3Z”, ka thënë Gjini në Politiko.
Sipas Gjinit, Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka ardhur në pushtet për t’i kamufluar mashtrimet.