Genc Prelvukaj kandidat i PDK-së për deputet

Këngëtari Genc Prelvukaj, do jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Këtë e konfirmoi vet ai për klankosova gjatë një interviste ku shtjelloi vizionin dhe planet e tij për një Kosovë më të zhvilluar.

Megjithatë, Prelvukaj nuk hezitoi të adresojë kritika ndaj qeverisjes aktuale, duke e akuzuar për varfërimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Pretendenti i PDK-së për karrigen e deputetit, paralajmëroi angazhime konkrete për ndryshime të prekshme në qeverisjen e ardhshme, duke përfshirë rikthimin e fokusit tek interesat e qytetarëve dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

A e konfirmoni se ju do jeni pjesë e listës së PDK-së si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës?

Genc Prelvukaj: Po, unë jam njëri prej kandidatëve nga lista e PDK-së.

Genc Prelvukaj kandidat i PDK-së për deputet