Usharakët e FSK-së kryejnë kursin e liderit luftarak dhe të fitnesit fizik, 62 të certifikuar

Usharakët e FSK-së përfundojnë kursin e liderit luftarak dhe të fitnesit fizik, 62 të certifikuar. Foto: Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci / FB

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kanë përfunduar “Kursi i Liderit Luftarak” dhe “Kursi i Fitnesit Fizik” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ai njoftoi se në shkollën e nënoficerëve në KDS janë certifikuar 39 ushtarakë, ndërsa në Qendrën e Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar 23 instruktorë të Fitnesit Fizik.

“Në shkollën e nënoficerëve në KDS janë certifikuar 39 ushtarak në “Kursin e Liderit Luftarak” që është hapi qenësor i një ushtaraku drejt zhvillimit në kanalin e nënoficerëve duke u përgatitur dhe ngritur vlerat personale ushtarake të udhëheqjes dhe frymës ekipore të punës, gjithashtu në Qendrën e Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar 23 instruktor të Fitnesit Fizik”, shkruan në postimin e ministrit, të publikuar në Facebook.

Maqedonci tutje tha se përgatitja fizike e personelit ushtarak përbën një nga shkathtësitë që duhet të zotërojë secili, përcjell Klankosova.tv.

“Përgatitja fizike e personelit ushtarak përbën një nga shkathtësitë që duhet të zotërojë secili, ku nëpërmjet fitnesit fizik të arrijmë forcën, energjinë dhe qëndrueshmërinë për të realizuar detyrat taktiko-operative bazuar në mision”.