Zelensky paralajmëron bisedime me Bidenin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar planet e tij për të diskutuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO me presidentin amerikan, Joe Biden – i cili largohet nga detyra muajin e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi me liderin e opozitës gjermane Friedrich Merz, Zelensky u citua të thoshte:

“Unë synoj të telefonoj presidentin Biden për të diskutuar çështjen e një ftese për t’u bashkuar me NATO-n”.

Bëhet e ditur se më parë presidenti i Ukrainës ka sugjeruar përfundimin e “fazës së nxehtë” të luftës në këmbim të anëtarësimit në NATO, shkruan BBC.

Pasi Rusia filloi agresionin në vitin 2022, Zelensky kërkoi që Ukraina të pranohej në aleancën ushtarake perëndimore sa më shpejt të jetë e mundur.

NATO në fillim të këtij viti deklaroi se Ukraina kishte bërë përparim të rëndësishëm në reformat demokratike, ekonomike dhe të sigurisë, por tha se një ftesë formale për anëtarësim do të jepej vetëm kur të plotësohen të gjitha kushtet e kërkuara.