Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paraqitur përmbledhjen e aktiviteteve të tij ndërsa thekson shqetësimet për sigurinë në rajon.
Lajçak u shpreh për një ngjarje tragjike të ndodhur në veri të Kosovës, ku dhjetë ditë më parë, një shpërthim i rëndë ndodhi në kanalin e ibër-Lepencit. Ky sulm, i cilësuar nga ai si terrorist, synonte infrastrukturën kritike të vendit, dhe është dënuar me forcë nga ai.
“Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm,” theksoi Lajçak, duke përmendur rrezikun që një ngjarje e tillë sjell për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Ai theksoi se Angazhimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë, sidomos pas incidenteve të tilla. Lajçak shtoi se veprimet e fundit në rajon janë një apel për një angazhim më të madh dhe koordinim midis vendeve të BE-së dhe autoriteteve në Kosovë dhe Serbi.
“Gjatë dy javëve të fundit, kam pasur mundësinë të flas në një konferencë mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në Greqi. Kjo ishte një mundësi për të diskutuar për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni dhe për të shqyrtuar mënyrat e bashkëpunimit më të ngushtë,” tha Lajçak.
Ai gjithashtu mori pjesë në forumin MEDais në Marok, ku diskutohej për rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhjen e tensioneve në Ballkan. Lajçak informoi gjithashtu vendet anëtare të BE-së mbi gjendjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një proces që është thelbësor për stabilitetin e rajonit.
“Java e ardhshme pritet të jetë e ngarkuar po ashtu me një agjendë të plotë takimesh dhe misionesh zyrtare,” njoftoi ai, duke u angazhuar për të vazhduar punën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve që vazhdojnë të janë sfiduese për dy vendet.
Lajçak përfundoi duke thënë se përpjekjet për stabilitet dhe qetësi në Kosovë dhe rajon do të vazhdojnë dhe se është e nevojshme që të gjitha palët të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor.