Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’i komentojë deklaratat e tij të djeshme kundër mediave, të dhëna në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
”Jemi në klinikën e radiologjisë, për çështje të tjera, flasim herë të tjera dhe në vende të tjera”, u shpreh kryeministri kur u pyet se çfarë kishte ndërmend me gjuhën e tij kur i ekuivalentonte mediat kosovare me gjykime si të Serbisë, transmeton klankosova.tv.
Mbi qasjen e tij drejt mediave, mbrëmë reagoi edhe Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e cilësuar sulm të papranueshëm.