Për një javë në rajonin e Prishtinës u kapën 8 armë zjarri

Policia e rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se realizuar një seri aksionesh gjatë javës së kaluar, duke zbatuar gjithsej 243 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 39 ishin për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata që janë dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e caktuara, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe, bëhet e ditur se janë sekuestruar 8 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm

Po ashtu në sektorin e trafikut rrugor, policia ka shqiptuar gjithsej 3895 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.