Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, në konferencën për media. 9 dhejtor 2024. Foto: KP
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.
Anëtari i Parlamentit Evropian, në konferencën për media të hënën në Prishtinë, paralajmëroi se gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë edhe veriun e vendit, raporton Kosova Press, transmeton Klankosova.tv.
Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.
Sulmi është dënuar prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorportata Energjetike e Kosovës./KP