Bastisjet e SPAK-ut/ Besart Xhaferri: Erion Veliaj politikisht merr fund, është radha e tij për të marrë fund
Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, teksa ishte i në studion e lajmeve në “Ora News”, deklaroi se kontrollet gjatë ditës së premte të javës së kaluar në banesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe tek banesa e të vëllait Arbër Veliaj, si dhe në qendrën “Harabel” të bashkëshortes Ajola Xoxa, së cilës iu sekuestrua edhe telefoni celular, deklaroi kemi të bëjmë me dëshminë që drejtësia nuk po funksionon.
“Kjo është shenja e qartë që drejtësia nuk po funksionon. Sepse pas 7-8 muajsh që një person si Veliaj e ke marrë në hetim t`i bën bastisjen.
Pas një viti që indiciet ndaj tij kanë ardhur, atij personi i bëhet bastisja. Por çfarë provash do i kapësh atij pas një viti? Sepse bastisja bëhet në moment me qëllim gjetjen dhe kapjen e provave, ku pas 1 viti kush është ai që nuk i zhduk provat.
Sali Berishën e futën në arrest shtëpie me detyrim paraqitjeje, me argumentin se do të prishte provat e 10 viteve më parë, ndërkohë që nuk ka asnjë post.
Ndërsa ky rri në zyrën e tij dhe në detyrë pa u penguar për asgjë, ka të gjithë kohën e nevojshme për t’i prishur provat.
Pra, një drejtësi e tillë është një drejtësi që nuk funksionon.
Është një drejtësi me regji, ku ka vendosur tani Edi Rama që ta lëshojë Veliajn dhe ta bëjë “kurban”.
Erion Veliaj politikisht merr fund dhe është vendosur nga Rama që ai të marrë fund, ndaj është radha e tij për të marrë fund.
Kështu do shkojnë të gjithë, derisa i fundit të jetë vetë Edi Rama”, u shpreh kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri.
RINIA SHQIPTARE
Në përkujtim të 8 Dhjetorit 1990, Ditën e Rinisë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike, zhvilloi një marshim protestë të dielën për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.
Marshimi nisi nga “Qyteti Studenti”, për të vijuar drejt Kryeministrisë, ndërsa atij iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Por pse kjo formë reagimi?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta jepte vetë kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri.
“Në këto 34 vite demokracie të brishtë, situata i ka rrëshkitur prej duarsh shtetit.
Kjo në kuptimin në shkeljen e të drejtave të njeriut, rrënimi i vetë demokracisë, kapja e sistemit të drejtësisë, kapja e medieve, lidhja e krimit dhe diktimi i këtij të fundit në politikë.
Pra, sot po përjetojmë një diktaturë moderne dhe kjo është një kambanë alarmi për të gjithë të rinjtë e sotëm që të krijojnë një shoqëri të hapur, jo në kuptimin e fondacionit famëkeq, por në kuptimin që të mos ketë një shoqëri të mbyllur në këtë diktaturë moderne.
Sot raporti ëshstë që kemi 3 pensionistë me një të ri. Rinia e sotme është e informuar se ajo e 34 viteve më parë, por forma e reagimit të saj është e ndryshme, dhe rinia e sotme ka zgjedhur të largohet në vendi, se të ndërmarrë nisma politike dhe shoqërore për t’i vënë kushte partive politike në mënyrë që t’iu imponohen atyre.
Duhet të ketë organizata rinore që të ngrejnë dhe bëjnë kauza thjesht rinore, që iu përgjigjen nevojave të rinisë së sotme shqiptare”, u shpreh kreu i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri.