Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, shoku i tij Luisi që mbeti i plagosur, niset për kurim në Itali

I riu Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur sot në orën 6:00 për kurim në Bari të Italisë

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, ai është nisur sot në orën 6:00 drejt Italisë për të marr një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet.

Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Ngajrja e rëndë ndodhi më 18 nëntor, ku 14-vjeçari ku gjatë një sherri me thika mes adolëshentëve, humbi jetën 14 vjeçari, Martin Cani.

Ndërsa u plagos shoku i tij Luisi. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për autorin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.