Fundi i regjimit të al-Assadit, Biden: Akt drejtësie, u jep sirianëve mundësi historike

Presidenti amerikan Joe Biden tha se rënia e regjimit të Bashar al-Assadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi historike.

“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Ky regjim brutalizoi dhe torturoi dhe vrau fjalë për fjalë qindra mijëra sirianë të pafajshëm. Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie.

Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar”, tha Biden në fjalën e Shtëpisë së Bardhë të dielën.

Presidenti i përmbysur sirian Bashar Assad u arratis në Moskë të dielën, sipas njoftimeve të mediave ruse, disa orë pasi kryengritësit morën nën kontroll kryeqytetin Damask, duke i dhënë fund sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad.