Diplomatët iranianë u larguan nga Siria para sulmit të rebelëve në Ambasadën iraniane në Damask, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaj.
Baghai tha për The Tehran Times se diplomatët iranianë evakuuan ambasadën iraniane në Damask përpara sulmit nga “persona të panjohur” herët këtë mëngjes.
Një zëdhënës konfirmoi se personeli iranian ishte i sigurt dhe ishte larguar nga ambasada para sulmit.