Britania e Madhe paralajmëron qeverinë siriane kundër përdorimit të armëve kimike

Ministri i Jashtëm i Britanisë për Lindjen e Mesme ka paralajmëruar qeverinë siriane kundër përdorimit të armëve kimike për të shmangur rebelët.

Duke folur në një konferencë sigurie në Bahrein, Hamish Falconer tha se “çdo sugjerim për përdorimin e armëve kimike do të ishte i patolerueshëm”, shkruan Sky News.

Ai shtoi se do të konsiderohej kalimi i vijës së kuqe dhe do të përballej me “veprimet e duhura”.

Regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike në vitet e fundit për të ruajtur pushtetin.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e quajti Asadin një “kafshë” në vitin 2018 për përdorimin e armëve kimike – akuza që Assad i ka mohuar gjithmonë.

Në një deklaratë këtë mbrëmje, grupi rebel Hayat Tahrir al Sham (HTS) tha se nuk kishte ndërmend të përdorte armë kimike gjatë luftimeve “në asnjë rrethanë”.