KORE E JUGUT – Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen

Ministri i Brendshëm i Koresë së Jugut, Lee Sang-min dha sot dorëheqjen – pas shpalljes së ligjit të luftës – që e zhyti vendin në trazira, njoftuan mediet lokale.

Sipas gazetës “JoongAng Ilbo”, Lee Sang-min tha se ai po largohej në njohje të përgjegjësisë për dështimin për t’i shërbyer mirë publikut dhe presidentit.

“Presidenti Yoon Suk Yeol ka pranuar dorëheqjen e tij”, tha gazeta. Lee dhe Yoon janë ndër politikanët që po hetohen për kryengritje të dyshuar pas shpalljes së ligjit të luftës të martën.

Yoon, i cili i mbijetoi dje ngushtë një mocion fajësimi në parlament, u detyrua të anulonte ligjin ushtarak pasi ligjvënësit votuan kundër dekretit të tij.

Sot në mëngjes, policia arrestoi Kim Yong-hyun, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në kohën e operacionit të ligjit të luftës.