Netanyahu përshëndet rrëzimin e Assadit nga pushteti

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, duke e quajtur atë një “ditë historike”, të cilën ai ia atribuoi goditjes së ushtrisë së tij ndaj mbështetësve të Damaskut, Iranit dhe Hezbollahut në Liban.

Duke vizituar një zonë pranë kufirit me Sirinë, Netanyahu tha se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të kapë territorin në zonën që garanton sigurinë e Izraelit. “Ne nuk do të lejojmë që asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufijtë tanë”, theksoi ai.

Ministri i Mbrojtjes Israel Katz tha se vendimi për të vendosur forcat ushtarake në zonën e kontrolluar nga OKB-ja u mor për të mbrojtur komunitetet izraelite në Lartësitë Golan.

Duke folur në televizion nga kufiri me Sirinë, Katz tha se Izraeli është i vendosur të mbrojë këto komunitete