Thaçi i prerë para trupit gjykues: Nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar lidhur me aktakuzën e re ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka pasur mundësi të diskutojë me avokaten e tij dhe kjo siç ka thënë, për shkak të angazhimeve që ka pasur.

Thaçi ka shtuar se deklarimin do ta bëjë me kohë dhe në përputhje me afatin ligjor e kushtetues, ndërsa u shfaq i prerë se nuk paraqet rrezik politik për askënd anise Kosova gjendet në prag të zgjedhjeve elektorale, transmeton klankososova.tv.

“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik politik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e kosovës kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulër, në secilën anë apo në cfarëdo unifrome qe jemi në këtë sallë të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur ai.