Ceremonia e rihapjes së Katedrales Notre Damme, Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin e zgjedhur Donald Trump
Sot në Paris të Francës janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidenti i zgjedhur i ShBA’ve, Donald Trump.
Po ashtu, aty ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila publikoi një fotografi ku shihet duke i shtrënguar duart me Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.