Ai bëri një mrekulli në 2.9 sekonda: Nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë në sportet luftarake (VIDEO)
Boksi pa dorëza është një art marcial gjithnjë e më popullor viteve të fundit dhe BKFC si një organizatë po rritet me shpejtësi.
Ngjarja BKFC 69 u mbajt mbrëmë (e premte), dhe mbi të u shkrua historia pasi u pa nokauti më i shpejtë ndonjëherë në këtë sport.
Justin Watson mposhti Cole Ferrellin dhe atij iu deshën vetëm 2.9 sekonda për të fituar meçin.
Themeluesi dhe presidenti i BKFC, David Feldman, konfirmoi se ishte nokauti më i shpejtë ndonjëherë.
“E pabesueshme”, tha ai dhe tregoi një kronometër me kohëzgjatjen e përleshjes. Ora tregonte 2.90 sekonda.
Rekordi i mëparshëm ishte tre sekonda, i mbajtur nga Ulyses Diaz, i cili mposhti Donelei Benedetto katër vjet më parë.
Në boksin pa dorëza, luftimet zgjasin pesë raunde nga dy minuta secila dhe boksierët kanë vetëm fasha në grushte, pa doreza.
Prandaj, prerjet dhe lëndimet janë shumë të zakonshme, të cilat shpesh çojnë në ndërprerjen e meçeve, të cilat rrallëherë vijnë në vendimin e gjyqtarit.
A NEW RECORD! JUSTIN WATSON GETS THE FASTEST KO EVER…2 SECONDS! #BKFC69 | Live NOW on BKFC App pic.twitter.com/G8T0dvcOVe
— Bare Knuckle FC (@bareknucklefc) December 7, 2024
Justin Watson delivers a TWO-SECOND KNOCKOUT at BKFC 🤯
🎥 @bareknucklefc pic.twitter.com/XS9sYzu6rY
— MMA Junkie (@MMAJunkie) December 7, 2024