Hidhet nga ura e Bunës për t’i dhënë fund jetës, dy policë futen me gjithë rroba dhe shpëtojnë të moshuarin
Dy efektivë të policisë së Shkodrës i kanë shpëtuar jetën një 75-vjeçari, që ishte hedhur një lumin Bunë për t’i dhënë fund jetës.
I moshuari është pikasur në ujin e ftohtë të lumit Buna nga qytetarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Dy efektivët, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj sapo mbërritën në vendngjarje u hodhën në ujë të veshur me uniformën e policisë, duke arritur që të nxjerrin nga lumi Bahri Gërbetin.
Ndërkohë, 75 vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.
“Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht 75-vjeçari në deklaratën paraprake.
Bahri Gërbeti është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.
Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.