Ekonomia është prioriteti ynë – Buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta, një bum investimesh, zhvillim të fortë ekonomik dhe një standard jetese më cilësor për qytetarët

Buxheti për vitin 2025 është zhvillimor dhe premton paga më të larta, investime dhe zhvillim ekonomik të vendit.

Qeveria për vitin 2025 angazhohet për një transformim të plotë të Maqedonisë dhe përmirësimin e standardit jetësor për qytetarët.

Prioritet dhe qëllim është të sigurojmë një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët, të ardhme dhe prosperitet për Maqedoninë.

Për këtë qëllim, në Buxhetin për vitin 2025 kemi parashikuar mjete për rritjen e pensioneve. Me këtë kemi planifikuar 105 miliardë denarë për pensionet, që do të thotë një rritje prej 2,500 denarësh në mars për pensionistët. Me këtë, përmbushim premtimin për pensione më të larta për mbi 330,000 pensionistë.

Gjithashtu, për pagesën e pagave janë siguruar 48 miliardë denarë në zërin për paga dhe 2 miliardë denarë shtesë në bllok-dotacione për rritjen e pagave në arsim.

Kemi parashikuar gjithashtu 14.5 miliardë denarë për mbështetje të kategorive të cenueshme, ndërsa për mbrojtjen shëndetësore kemi siguruar 5.2 miliardë denarë më shumë, ose gjithsej 53.4 miliardë denarë.
Në Buxhetin për vitin 2025 është parashikuar edhe rritja e pagave për punonjësit e arsimit dhe edukatorët, si dhe rritja e pagave në sektorin e shëndetësisë për punonjësit shëndetësorë dhe personelin mjekësor.

Si Qeveri, punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për ekonominë. Si Qeveri tashmë kemi siguruar 250 milionë euro për një bum investimesh në komunat. Me këto mjete do të ndërtohen shkolla, kopshte, infrastrukturë rrugore dhe ujësjellës në nivel komunal.

Fondet që i vëmë në dispozicion përmes bankave në formë kredish super të lira, përfshijnë një normë interesi të dakorduar prej 1.95%, deri në tre vite grejs periudhë dhe deri në 15 vite afat kthimi, në varësi të nevojave të kompanive.

Kjo nënkupton se do të kemi një valë investimesh prej ndoshta 800 milionë euro. Të gjitha kompanitë do të kenë mundësinë t’i investojnë këto mjete në mjete bazë për punë, në burime të rinovueshme energjie, në objekte për nevojat e tyre, si dhe pjesëmarrje në projekte të cilat do të investohen nga komunat.

Angazhohemi para qytetarëve për një transformim ekonomik dhe premtojmë rritje të BPV-së, si dhe investime të reja të huaja direkte që do të gjenerojnë rritje dhe zhvillim.

Gjithashtu, kemi shtrirë dorën për dialog me sindikatat dhe punëdhënësit, për të marrë së bashku vendime në interes të qytetarëve.

Angazhimi dhe politika jonë është të krijojmë një të ardhme për të gjithë, të sjellim ndryshimet dhe ta rikthejmë Maqedoninë në rrugën e duhur.

Ekonomia është prioriteti ynë.