Gratë protestojnë jashtë një ngjarjeje të partisë Alternativa për Gjermaninë AfD, ku bashkëkryetarja Alice Weidel pritet të nominohet si kandidate e AfD për kancelare për zgjedhjet e ardhshme
Alternativa për Gjermaninë (AfD) do të emërojë të shtunën kandidatin e saj të parë për kancelar në historinë e saj 11-vjeçare përpara zgjedhjeve të parakohshme të vendosura për në shkurt, ndërsa partia e ekstremit të djathtë synon gjithnjë e më shumë pushtetin.
Partia, e cila renditet e dyta në sondazhet e opinionit pas konservatorëve kryesorë të opozitës, shumë përpara socialdemokratëve të kancelarit Olaf Scholz, pritet të emërojë bashkë-udhëheqësen Alice Ëeidel si kandidate për kancelare.
AFD, për të cilën autoritetet dyshojnë se ndjek qëllime antidemokratike, nuk ka gjasa të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës së shpejti duke qenë se partitë e tjera kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv