Një dron, sipas raportimeve, ka goditur ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Sheshin Omayyad, një nga zonat më të rëndësishme dhe të mbrojtura në kryeqytetin sirian, Damask.
Ky incident ka shkaktuar shqetësime të mëdha për sigurinë në zemër të administratës ushtarake të vendit.
Raportet fillestare tregojnë se shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë dhe në zonat përreth.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të sakta rre dëmeve apo mbi përgjegjësinë e mundshme për sulmin, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Siria vazhdon të përballet me sfida të shumta sigurie dhe konflikte të brendshme.
Ndryshe, rebelët sirianë të mbështetur nga opozita, kanë nisur një kryengritje ushtarake me qëllim të rrëzimit nga pushteti të presidentit, Bashar al-Assadm, i cili ka mbështetjen e Rusisë.