Mijëra sirianë ikin ndërsa rebelët lëvizin drejt Homsit

Mijëra njerëz janë larguar nga qyteti Homs i Sirisë gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes, ndërsa forcat rebele po shtyjnë ofensivën kundër forcave qeveritare më në jug.

Rebelët sirianë tashmë kanë marrë kontrollin e qyteteve kyçe të Alepos dhe Hamas, duke goditur pushtetin e presidentit Bashal al-Assad gati 14 vjet pasi protestat kundër tij patën shpërthyer në të gjithë Sirinë, raportoi BBC.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se mijëra njerëz filluan të iknin të enjten drejt rajoneve perëndimore të Sirisë ku kontrollin e ka qeveria.

Të premten në mëngjes, sulmet izraelite goditën dy pikëkalime mes Libanit dhe Sirisë. Mediat siriane raportuan se pika Arida është jashtë shërbimit.

Bombardimet ruse gjatë natës po ashtu shkatërruan urën Rustan për të parandaluar rebelët që të përdornin rrugën kryesore për në qytetin Homs.

Rebelët e udhëhequr nga fraksioni Hayat Tahrir al-Sham është zotuar se do të shkojë përpara Homsit, qytet që lidhet me Damaskun.