Në veri gjenden armë, municion e uniforma të ushtrive të ShBA-së, Britanisë, Rusisë e Serbisë (VIDEO)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se këtë të marte në veri është gjetur municion, armë dhe uniforma të ushtrive të disa shteteve, gjatë një bastisjeje në veri të vendit.

Sveçla tha se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj britanike.

“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”.

“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, shkroi Sveçla.

Në ditët e fundit janë gjetur një arsenal armësh në veri të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.