Parlamenti bllokoi vendimin e presidentit – Koreja e Jugut heq gjendjen e luftës

Parlamenti votoi për bllokimin e shpalljes së gjendjes së luftës.

Ndërsa përleshjet po zhvillohen para ndërtesës së parlamentit, politikanët brenda saj mbajtën një mbledhje për të votuar për gjendjen e luftës të shpallur nga presidenti i Koresë së Jugut.

Parlamenti tani ka miratuar bllokimin e kësaj shpalljeje dhe presidenti i parlamentit ka deklaruar se ajo është e pavlefshme, shkruan bbc.

Kujtojmë se presidenti, Yoon Suk Yeol më parë kishte shpallur gjendjen e luftës, gjë që shkaktoi zemërimin e partive opozitare.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, qeveria duhet të anulojë gjendjen e luftës nëse shumica e Asamblesë Kombëtare e kërkon këtë me anë të një votimi.

I njëjti ligj gjithashtu ndalon komandën ushtarake të urdhërojë arrestimin e deputetëve.