Përplasje mes protestuesve dhe policisë para parlamentit të Koresë së Jugut (VIDEO)

Policia është vendosur në hyrje të ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Seul, pasi presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, shpalli gjendjen e luftës.

Në një video që është shfaqur në rrjetet sociale, shihen disa persona të zemëruar, ndoshta deputetë, të cilët po përpiqen të kalojnë drejt parlamentit, por policia e pajisur me mburoja i pengon të kalojnë.

Ndryshe, opozita kryesore e Koresë së Jugut, Partia Demokratike, ka ftuar të gjithë deputetët e saj të mblidhen në Asamblenë Kombëtare, organin legjislativ të vendit, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Kreu i saj, Lee Jae-myung, i ka ftuar qytetarët të mblidhen para parlamentit, thuhet në raport.

Kreu i Partisë së Pushtetit Popullor, Han Dong-hoon, e ka quajtur shpalljen e gjendjes së luftës një hap të gabuar dhe ka premtuar ta bllokojë atë.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, qeveria duhet të anulojë gjendjen e luftës nëse shumica e Asamblesë Kombëtare e kërkon këtë me anë të një votimi. I njëjti ligj gjithashtu ndalon komandën ushtarake të urdhërojë arrestimin e deputetëve.