U jepte rusëve vendndodhjet e forcave ukrainase në front, arrestohet spiunia

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka arrestuar një grua 51-vjeçare e cila ka bashkëpunuar me forcat ruse duke i orientuar për kryerjen e sulmeve ajrore në rajonin e Donetskut.

Sipas SBU, 51-vjeçarja ka spiunuar te armiku vendodhjen e fortifikimeve dhe artilerisë ukrainase në zonën e Chasiv Yar, duke ofruar informacion që mund të ndihmonte sulmet ruse.

“Agjentja u përpoq të zbulonte dhe t’u jepte rusëve vendndodhjet e zonave të fortifikuara dhe pozicionet e artilerisë së trupave ukrainase që luftonin për Chasiv Yar,” tha SBU në një deklaratë.

Gruaja dyshohet se ka komunikuar me shërbimet ruse të inteligjencës përmes një kompjuteri dhe telefoni që janë gjetur gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.

SBU ka njoftuar se gruaja do të përballet me dënim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurisë.