Shtetasi i Kosovës raporton në polici mashtrimin që gruas së tij i kishte bërë një tetovar duke i marrë mbi 700 euro
Më datë 21.05.2024 në ora 16.35 në SPB-Tetovë, një qytetar 41-vjeçar nga Republika e Kosovës, ka raportuar se gruaja e tij ishte mashtruar nga personi E.V.(45) nga Tetova. Sipas raportit, gjatë muajit të kaluar, gjatë një komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale, ai i kishte premtuar asaj që ti merrte provimin e gjuhës gjermane në Shkup në përputhje me rregulloret ligjore dhe pasi ata ranë dakord, ajo i kishte paguar atij 732 euro përmes një transferi të shpejtë të parave. Pasi që ditëve të fundit ai nuk u përgjigjet thirjeve, ata e kuptuan se kishin qenë të mashtruar. Janë marrë masa për të pastruar çështjen.TS