I shkrepet arma e zjarrit teksa e pastronte, humb jetën 50-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një person rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi ishte duke pastruar armën e zjarrit tip çifte gjahu.

Njoftimi Policise

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.