Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do të dihet se kush janë miq në botë dhe cilët janë partnerë.
“Të enjten në mbrëmje me orën serbe do të dimë kush janë miqtë tanë në botë dhe cilët janë partnerët tanë. Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët”, tha ai.
Ai foli edhe për Malin e Zi që do ta mbështesë rezolutën për Srebrenicën, si dhe e kritikoi edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Për mua ishte një lojë e neveritshme për amendamentet dhe gjithë të vërtetën, me kë u negociuan. Serbia nuk e cenoi integritetin territorial të Malit të Zi, por Mali i Zi e shkeli Serbinë”, tha Vuçiq, shkruan Kosovonline