Pesë automjete zjarrfikëse u thirrën për të shuar zjarrin që dogji një autobus në jugperëndim të Londrës.
Bëhet e ditur nga zjarri nuk ka mbetur asnjë i lënduar, pasi pasagjerët dhe shoferi arritën të shpëtonin të padëmtuar.
Siç raportohet, incidenti ka ndodhur në rrugën Richmond në Twickenham, shkruan skynews.
Nga pamjet e publikuara shihet autobusi i përfshirë nga flakët dhe tymi i zi i dendur që ngrihej në ajër.
Rruga mbeti e mbyllur gjithë pasditen.
I menjëhershëm ishte reagimi edhe i mjekëve të vendit, por për fat të mirë nuk u nevojitën.
Ndryshe, një hetim është duke u zhvilluar dhe është konfirmuar se autobusi ishte me naftë e jo elektrik.