Gati 10,000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Harkiv në verilindje të Ukrainës, njoftoi guvernatori i rajonit. Masa vjen pas një sulmi rus në rajon që filloi më 10 maj, për të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mund të ishte vetëm vala e parë e një ofensive më të gjerë. Zelensky deklaroi se qëllimi i Putinit është të pushtojë Kharkivin. Sipas tij po punohet për sigurimin e mbrojtjes më të madhe kundërajrore.
“Detyra jonë është të pengojmë përpjekjen e Rusisë për të zgjeruar luftën dhe të parandalojmë pushtuesin që të thyejë vijën e frontit. Ne po punojmë për t’i siguruar Ukrainës më shumë mbrojtje kundërajrore. Ne po punojmë me të gjithë partnerët tanë dhe po i bindim ata. Terrori rus nuk do të mbetet kurrë i pandëshkuar. Hap pas hapi, ne po sigurohemi që shteti rus të ndjejë pasojat dhe çmimin e veprimeve të tij të liga”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.