Skena e pazakontë u regjistrua gjatë fluturimit katërorësh për në New York dhe mes pasagjerëve ishte edhe tiktokerja Savana Govarti.
Ajo publikoi një video që u shikua nga 3.6 milionë njerëz në një periudhë të shkurtër kohe. Ajo nuk bëri të ditur se me cilën avio-kompani po udhëtonte.
Në video, shohim një kabinë të mbushur me mjegull të pazakontë dhe një vajzë me flokë dhe fytyrë dukshëm të lagur ndërsa pyet “çfarë po ndodh?”.
Në një moment, Savana hoqi këmishën e bardhë të njomur dhe e hodhi mbi mbështetëse, duke shpresuar se do të thahej.
“Një fluturim katër orësh. Kam ftohtë”, tha vajza para kamerës, raporton nypost.
Piloti i aeroplanit dyshohet se ka komentuar situatën me fjalët se “duket sikur bie shi në kabinë”.
Skena joreale është rezultat i kondensimit të ujit në sistemin e rrjedhës së ajrit dhe pajisjet ftohëse.