Ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi, ra në kontakt me energjinë elektrike së bashku me dy punonjësit

Pronari i një hoteli në Dhërmi ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike bashkë më dy punonjës të tjerë, teksa po kryenin punime me ndriçimin.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.M., 40 vjeç, ndërsa dy punonjësit, shtetasit me iniciale E. H, dhe K. N janë në gjendje të rëndë dhe do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra gjatë kontaktit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.