Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, mosanëtarësimi i Kosovës në KiE ishte temë e diskutimit
Të premten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, njofton Klankosova.tv
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit.
Në njoftim thuhet set në takim u bisedua edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.
“Kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderoi gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.