Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka paralajmëruar se përshkallëzimi ushtarak në Rafah mund të pengojë operacionet humanitare.
“Ne e dimë se kemi nevojë për pika shtesë hyrjeje dhe çdo pikë e re hyrëse është një arterie e re që pompon gjakun e jetës në Gaza,” tha WFP në një deklaratë të premten.
Që kur ushtria izraelite filloi ofensivën e saj në Rafah më 6 maj, mbi 630 mijë njerëz u detyruan të largoheshin, tha UNRWA të premten, me shumë lëvizje në Deir Al-Balah dhe Khan Younis.
Të enjten, shefi i ndihmës emergjente të OKB-së, Martin Griffiths e përshkroi situatën si “thellësisht tragjike” ndërsa paralajmëroi për mbarimin e ushqimit në Gazën jugore.
“Parashikimet që kaq shumë njerëz, përfshirë ne, por shumë të tjerë, shtete anëtare dhe shoqëri kanë bërë në lidhje me pasojat e një operacioni në Rafah po bëhen të vërteta,” shtoi ai.